Modelja me 4.2 mln ndjekës fshin postimet nga rrjetet sociale dhe vret veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 01:37

Niece Waidhofer, një influencuese dhe modele e mediave sociale, ka vrarë veten në moshën 31-vjeçare. Modelja ka vrarë veten pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit mendor. Ajo ishte shumë e hapur me ndjekësit e saj për betejat e saj, madje duke dashur të ndihmonte ndjekësit që vuanin nga kjo gjê.

Një organizatë jofitimprurëse e titulluar "Paqe për Niece" do të krijohet për nder të saj dhe do të ndihmojë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe financimin e kërkimeve për sëmundjet mendore. Modelja kishte 4.2 milionë ndjekës në Instagramin e saj, ku ndante rregullisht postime të kapura dhe të shkruara nga vetë ajo. Por fansat e saj u shqetësuan kur befas llogaria e saj u fshi. Në javët para vdekjes së saj, ajo la vetëm tre postime në faqen e saj.

Burimi:nypost. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit