Breshëri gjigant godet Greqinë, dëme të mëdha në bujqësi dhe banesa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 02:00

Një breshëri i fortë ka rënë pasditen e së enjtes në bashkitë e njësisë rajonale Serres në Greqi duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe në banesa. Sipas mediave greke breshêri ra pasdite në Sfelinos dhe në zonat e komunave Nea Zichni dhe Amfipolis.

Proti, Alistrati, Lefkothea dhe Stacioni Aggista janë disa nga fshatrat e prekur nga breshëri i dendur. Nga breshëri i fortë i cili kishte madhësinë e topit të tenisit u dëmtuan panelet diellore dhe në disa raste u thyen xhamat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit