“Xixa” mes Inzagit dhe Calhanoglu, Interi mund të dënojë turkun

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.06.2022, 08:05

Ka mjaftuar një intervistë e e dhënë ditën e djeshme nga mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu që raportet mes lojtarit dhe trajnerit Simone Inzagi të "krisen".

Prononcimi i dhnë në Turqi bëri shumë bujë në lidhje me fjalët e tij për trajnerin Simone Inzagi si dhe ato kundrejt sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

Nëpërmjet mikrofonave të “Tivibu Spor”, turku deklaroi se humbja në derbi erdhi nga zgjedhjet e Inzagit dhe se Ibrahimoviç është 40 vjeç dhe nuk duhet të sillet si 18 vjeç.

Sipas "La Gazzetta dello Sport”, klubit zikaltër nuk i ka pëlqyer aspak intervista dhe deklaratat e dhëna për trajnerin Inzagi dhe mesfushori 28-vjeçar mund të gjobitet me ndonjë shumë të majme nga drejtuesit e Interit.

Në sezonin që ka përfunduar, me fanellën e Interit në Serinë A, Hakan Çalhanoglu u aktivizua në total në 34 ndeshje duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 12 asiste për shokët e ekipit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit