I riu gay bën operacion për heqjen e organeve gjenitale, pendohet pak orë më vonë: Do padis mjekët!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 07:35

Një i ri britanik, të cilit iu hoqën organet gjenitale gjatë operacionit të ndryshimit të gjinisë ka paditur mjekët e operacionit.

Ai ankohet se mjekët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të operacionit që ndryshon trupin, i cili e ka lënë atë jopjellor.

Ai shkroi në Twitter:

Në momentin që u zgjova nga operacioni, e dija se kisha bërë gabimin më të madh të jetës sime.

Burri thotë se është homoseksual dhe seksualiteti i tij duhet të ishte diskutuar përpara operacionit radikal dhe të pakthyeshëm gjinor.

'Unë jam tredhur. Ky është termi i saktë. Nuk mund të besoj se ata mundën të bënin këtë gjë me mua. As që më pyetën nëse doja të ngrija spermën time, apo të kisha fëmijë në të ardhmen,' – thotë ai në Twitter, i cili ka 19,000 ndjekës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit