Aksident tragjik në Fier, vdes 15-vjeçari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 08:15

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier. Një 15-vjeçar është përplasur nga një automjet tip “Audi” e për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i mjetit, 29 vjeç, është arrestuar disa orë pas ngjarjes, pasi është larguar nga vendngjarja.

Informacion paraprak:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit