“Vrava nënën tëndë”, 55-vjeçari vret gruan dhe lajmëron djalin në telefon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 10:25

Një ngjarje tragjike ka tronditur Greqinë pasi një burrë 55-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka lajmëruar djalin për atë që bëri. Mediat greke bëjnë me dije se 55-vjeçari pasi ka goditur veten me thikë në gjoks dhe ka vrarë gruan e tij, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: " Të vrava nënën!" . I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte vrarë nënën e tij. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe pa nënën e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde. Në atë kohë babai i tij ishte larguar me makinë nga shtëpia.

Autori thuhet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, sot në të gdhirë pas një debati që kishin patur. 55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në plazhin Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët. 55-vjeçari është marrë me autoambulancë dhe është transportuar në spitalin KAT, ku po trajtohet nën vëzhgimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit