Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, hapet rruga drejt BE-së

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 13:28

Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo është bërë përmes një projektvendimi në të cilin thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.

Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro, 37 "kundër" dhe 21 abstenime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit