Gjysma e Premier League vihet pas Armando Brojës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.06.2022, 13:57

Paraqitjet e mira sezonin e shkuar të Armando Brojës me Sauthamptonin kanë bërë të ketë interesime të mëdha për sulmuesin shqiptar, si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë. Në Premier Ligë, klube si West Ham, Newcastle, Notinghem Forest dhe Everton janë të gatshme për të siguruar shërbimet e yllit shqiptar.

Një tjetër klub i madh anglez i është bashkuar kësaj gare për të afruar 20-vjeçarin në skuadër. Bëhet fjalë për Leistërin, e cila u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016.

“Dhelprat” po mendojnë të ndërtojnë një skuadër për të ardhmen dhe të shpresojnë sërish për një mrekulli si ajo e 6 viteve më parë. Kështu Broja është në listën e të dëshiruarve nga Brendan Roxhers, gjithsesi 30 milionë eurot e kërkuara nga Çelsi duket se është një pengesë për Leistërin. Priten Zhvillime në javët e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit