Aktorja e njohur zbulon të vërtetën tronditëse: Kam abortuar 9 herë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.06.2022, 15:49

Ditët e fundit aktorja e njohur për publikun Sharon Stone ka bërë me dije një lajm gati tronditës, teksa ka zbuluar se ka pësuar nëntë aborte. 64-vjeçarja bëri një koment në një postim në Instagram të revistës "People", ku shfaqej Peta Murgatroyd, balerina e njohur ndërkombëtarisht, e cila kohët e fundit ka folur për dështimin e shtatzënisë ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ishte në luftë në Ukrainë.

Në komentin e saj Stone thoshte:

"Ne si femra nuk kemi një forum ku të diskutojmë thellësinë e kësaj humbje. Unë kam humbur 9 fëmijë nga aborti. Nuk është gjë e vogël, fizikisht dhe emocionalisht, e sërish na kanë bërë të ndjëmë sikur është dicka që duhet përballuar vetëm dhe me një lloj ndjenje dështimi. Në vend që të marrim dhëmbshurinë që aq shumë na duhet. Shëndeti dhe mirëqënia e femrës e lënë në duart e ideologjisë së mashkullit është bërë në më të mirën e saj dicka jo e kujdesshme, me fakte dicka injorante dhe në përpjekje për t'u bërë dicka shtypëse në mënyrë të dhunshme. "

Kujtojmë se Stone ka 3 fëmijë me partnerë të ndryshëm, ndërsa është interpretuese në disa nga filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit