“Range Rover-i” i zi parkohet mbi një “Golf”, mister si ndodhi ngjarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 14:56

Mbrëmjen e kaluar në veriperëndim të Londrës rreth orës 19:00 janë regjistrua disa të shtëna me armë zjarri. Por kur policia ka shkuar në vendngjarje nuk ka gjetur asnjë detaj në lidhje me të shtënat por ka parë vetëm një Range Rover të parkuar mbi një makinë tjetër Golf GTI. Në fotot e mëposhtme mund të shihn se si Range Roveri i zi "ka hipur" mbi Golfin i cili është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale kapin një Range Rover të anuar përpara mbi një makinë tjetër me dyert e përparme dhe kapuçin e hapur

Banorët kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe se ndihen të frikësuar për këtë që ka ndodhur në mënyrë misterioze në lagjen e tyre.

Dëgjova një zhurmë. E dija që ishte një armë zjarri. E frikshme.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar dhe vendi i krimit mbetet në vend, tha Policia Metropolitane

Policia e Londrës po heton në lidhje me këtë ngjarje por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Hetimet po ndodhin për diçka nëse ka ndodhur një gjë e tillë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit