Zbardhet kalendari i Serisë A për sezonin e ri, derbi i Milanos luhet në javën e pestë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.06.2022, 14:58

Është zbardhur sot kalendari për edicionin e ri futbollistik 2022/2023 në Serinë A, i cili do të ngrejë siparin më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor 2023. Janë zbuluar gjithashtu datat kur do luhet derbi Inter-Milan dhe derbi i Italisë, Inter-Juventus apo edhe Milan-Juventus.

Në javën e parë, kampionët në fuqi të Italisë, Milani do të presë në “San Siro” Udinezen. Nënkampionët e Interit do të udhëtojnë drejt Puljas aty ku do të kenë përballë të sapo ngjiturit në elitën e futbollit italian, Leçen. Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Sasuolon.

Derbi i Milanos, Milan-Inter do të luajë aktin e parë më 4 shtator në javën e 5-të, ndërsa ai i fazës së dytë do të zhvillohet më 5 shkurt në javën e 21-të.

Ndeshja e parë e derbit të Italisë do të luhet në “Allianz Stadium” në javën e 13-të më 6 nëntor, ndërsa në “Giuseppe Meazza” do të zhvillohet më 19 mars në javën e 27-të. Sfida Milan-Juventus do të zhvillohet në javën e 9-të më 9 tetor, ndërsa në “Allianz Stadium” në fazën e dytë do të luhet në javën e 37-të më 28 maj.

JAVA E PARË

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit