Shqiptari thyen xhamin e dyqanit të ‘kundërshtarit’, plagoset dhe vdes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 15:24

Një incident tragjik i ka marrë jetën një 43-vjeçari shqiptar në Leçe të Italisë. Mediat lokale bëjnë me dije se Klodjan Zoga është gjetur i vdekur brenda makinës së tij pasi ishte plagosur rëndë me xhamat e vitrinës së një dyqani. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shqiptari ka shkuar të dëmtojë xhamin e vitrinës së një dyqani, por kur është plagosur ai ka vendosur të marrë makinën dhe të niset për në shtëpi për të humbur gjurmët. Por për shkak të gjakderdhjes së madhe shqiptari banues në Poggiardo ka humbur jetën në makinë.

Sipas hetuesve 43-vjeçari shqiptar ishte murator dhe pronar i një firme individuale dhe dyqani ku ai ka shkuar ta dëmtojë është i një banori vendas që operonte në sektorin e ndërtimit. Nuk dihet se çfarë e shtyu shqiptarin ta bënte këtë gjest, por dyshimet janë për ndonjë mosmarrëveshje të lindur në fushën profesionale, nisur nga koincidenca e aktivitetit të kryer nga viktima dhe pronari i dyqanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit