Pasi Beni arrestoi të gjithë politikanët e korruptuar të Shqipërisë, Garda merr në mbrojtje SPAK!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2022, 15:43

Duket se Beni i SPAK nuk ecën dot vetë dhe ka kërkuar mbrojtje…

Nuk dihet se nga kush i shkojnë 7-të, apo është thjesht një tjetër shfaqje e lodhur e qeverisë për të treguar se prokurorët e këtij institucioni qenkan në rrezik kur në fakt ata janë një me pushtetin.

Së fundmi SPAK nuk ka kryer asnjë arrestim në radhët e politikës, teksa tenderat abuzivë dhe shpërdorimi i parave të popullit vazhdon pa kriter.

Ditën e sotme Garda e Republikës ka mbarrë në mbrojtje SPAK. Punonjës të Gardës do të zëvendësojnë shërbimet e Policisë së Shtetit.

Institucionet e tjera të Vettingut, KPK dhe KPA ruhen po ashtu nga Garda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit