Bretkosat shqiptare drejt zhdukjes totale, oreksi i belgëve dhe francezëve rrezik i madh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 16:43

Një kërkesë e pangopur për këmbët e bretkosave mes shumë francezëve dhe belgëve po i çon speciet në prag të zhdukjes në Indonezi, Turqi dhe Shqipëri. Evropa importon deri në 200 milionë bretkosa të egra në vit, duke kontribuar në një varfërim kritik të specieve në vendet furnizuese, përfshirë Indonezinë , Turqinë dhe Shqipërinë. Shkencëtarët vlerësojnë se bretkosa e ujit të Anadollit mund të zhduket në Turqi deri në vitin 2032, për shkak të mbishfrytëzimit, ndërsa specie të tjera si bretkosa e ujit shqiptar janë tashmë të kërcënuara. Shqipëria e cila është furnizuesja e katërt më e madhe BE-së me këmbët e bretkosave, rrezikon të zhdukë përgjithmonë bretkosën e ujit të Shkodrës.

Në Shqipëri, bretkosa e ujit të Shkodrës (Pelophylax shqipericus) është tashmë shumë e rrezikuar.

Në Indonezi, bretkosat Java të cilat dikur tregtoheshin gjerësisht, tani janë zhdukur kryesisht. Dr Sandra Altherr, bashkëthemeluesja e shoqatës bamirëse të ruajtjes Pro Wildlife, e cila ishte bashkëautor e raportit thotë:

Në Indonezi, si tani edhe në Turqi dhe Shqipëri, speciet e mëdha të bretkosave po pakësohen në natyrë, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një efekt domino fatal për ruajtjen e specieve. Nëse grabitja për tregun evropian vazhdon, ka shumë të ngjarë që ne të shohim rënie më serioze të popullatave të bretkosave të egra dhe, potencialisht zhdukje në dekadën e ardhshme.

Ato mund të konsiderohen si një delikatesë gustator, por kërkesa për këmbët e bretkosave në Francë dhe Belgjikë po i vë në rrezik popullatat e bretkosave

Charlotte Nithart, presidentja e OJQ-së franceze Robin des Bois, e cila bashkë-shkruajti punimin thotë:

Bretkosat luajnë një rol qendror në ekosistem si vrasës të insekteve dhe aty ku bretkosat zhduken, përdorimi i pesticideve toksike po rritet. Prandaj, tregtia e këmbëve të bretkosave ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm për vetë bretkosat, por për biodiversitetin dhe shëndetin e ekosistemit në tërësi.

Speciet me këmbë të mëdha si bretkosa që ha gaforre (Fejervarya cancrivora) dhe bretkosa e Azisë Lindore (Hoplobatrachus rugulosus) - në foto - janë veçanërisht të kërkuara në mesin e gustatorëve.

Dëshira për mish bretkose është më e lartë në Belgjikë, e cila merr 70% të importeve, megjithatë Pro Wildlife thotë se shumica e tyre më pas dërgohen në Francë, e cila importon menjëherë 16.7%. Holanda merr 6.4%, Italia 4% dhe Spanja 2 %. Indonezia jep rreth 74% të bretkosave të importuara në BE, Vietnami 21%, Turqia 4% dhe Shqipëria 0.7%.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit