Erion Veliaj harron banorët e fshati Ibë: Gropat në rrugë janë bërë për t’u futur vetë brenda!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.06.2022, 22:46

Që gjendja e rrugëve në Shqipëri është e keqe, madje edhe atyre të sapo shtruarave, kjo gjë tashmë dihet. Për këtë mjafton të dalësh të shohësh rrugën poshtë shtëpisë dhe do na jepni të drejtë. Megjithatë gjendja e tyre në fshate, larg qendrave të qyteteve, paraqitet akoma më e keqe, e si për ironi, votat i janë marrë banorëve atje pikërisht me premtimet për t’i shtruar ato.

Denoncimi i radhës i ardhur në redaksinë tonë vjen nga një banor i fshatit Ibë, i cili na tregon edhe me pamje se si gropat në rrugës që lidh fshatrat e zonës atje, janë bërë aq të mëdha sa sipas tij mund të hynë edhe njerëzit brenda.

Pluhuri nga gjendja e keqe e rrugës jo vetëm që dëmton banorët atje, automjetet e atyre dhe sidomos fëmijët që shkojnë në shkollë, por është shumë negative edhe për turistët që shkojnë tek Shpella e Pëllumbasit. Personi që bën thirrjen për rregullimin e rrugës që është vetëm 1 km ja drejton atij që i ka dhënë votën, Erion Veliajt dhe i “qan hallin” edhe për vitin e rinisë europiane.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq. Jam nji banor i fshatit ibe e poshtme, Berzhite. Dua ti them lali Erit ne banoret e ibes, pellumbasit dhe fshatrave tjera qe ti kemi dhene votat me thase po na trajtoni si skllever me gjendjen e rruges . Jane be gropat me hy njeriu brenda sidomos ne Ibe. 1 km rruge eshte .Femijet qe e kane shkollen nxhitur me rrugen po hane pluhurin e rruges perdite. Mire ne po ato turistat qe shkojne tek shpella pellumbasit ne vitin e rinise europiane si tja bejne....Faleminderit po e nxorret se na u nxi jeta

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit