Ankohet gruaja e shëndoshë: Më ngacmojnë burrin! Ose i thonë je GAY ose më ka marrë për lekë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2022, 17:18

Dashuria nuk njeh kufij dhe ylli i mediave sociale Alicia Mccarvell synon ta vërtetojë këtë, pas një postimi viral.

Influencerja kanadeze me më shumë se 690,000 fansa në Instagram dhe 4.9 milionë ndjekës në TikTok iu përgjigj kritikëve të cilët shkruanin se burri i saj Scott duhet të ishte me dikë që është më e dobët se ajo.

Mccarvell ndau një video kontraverse në TikTok në fillim të kësaj jave, ku shfaqet ajo dhe bashkëshorti i saj muskuloz të veshur me peshqir.

Teksa klipi viral mblodhi më shumë se 23 milionë shikime, mori goxha reagime në dhe iu përgjigj urrejtësve me një postim të veçantë.

Ajo nisi të mbronte lidhjen e saj pasionante duke thënë se disa njerëz mendonin se dashuria e tyre nuk "rritej" për shkak të dallimeve në peshë dhe fizik.

“Videoja ime u bë virale dhe e di që të gjithë e dimë pse. Kjo është sepse sipas standardeve të bukurisë, ne nuk kemi kuptim së bashku,"-tha ajo në videon shpjeguese që mblodhi 12 milionë shikime të tjera.

Ndër të tjera gruaja shpjegonte se një mori vajzash i shkruanin të shoqit për t’i mbushur mendjen se duhet të ndahej nga ajo e të lidhej me dikë të përshtatshëm për të. Teksa komentet në rrjet e kanë kryqëzuar çiftin duket e quajtur Scott gay ose materialist që i është ngjitur sepse ajo ka para.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit