Aleati i afërt i Putin: Në Luftën e 3-të Botërore Londra do të bombardohet e para

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.06.2022, 22:29
Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Putin, Andrey Gurulyov, ka paralajmëruar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të një Lufte të 3-të Botërore.

Në televizionin rus Channel 1, Gurulyov, që në fakt është një anëtar i komitetit të mbrojtjes në Parlamentin rus, tha se kryeqyteti i Anglisë do të goditet i pari. Diskutimi nisi pasi ai u shpreh se mënyra e vetme për të ndaluar Perëndimin të bllokojë Kalingrad-in është pushtimi i vendeve balltike nga Rusia, gjë që do të aktivizonte klauzolën numër 5 të Nato-s dhe do hapte rrugën për Luftën e 3-të.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100%. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra. Është kristal e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”-ka thënë ai.

Burimi: Metro

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit