Qytetarja blen vezë tek SPAR në TEG, “shqyen” sytë kur i hap në shtëpi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.06.2022, 19:24

Gjithmonë e më tepër po shtohen rastet e papërgjegjshmërisë së dyqaneve apo marketeve në lidhje me produktet qe ata ofrojnë për konsumatorët. Ndërkohë në këto temperatura tepër të larta kujdesi ndaj produkteve ushqimore duhet të jetë akoma më i lartë, por duket se në praktikë kjo nuk ndodh.

Kështu një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania se ka blerë 20 kokrra vezë pranë marketit SPAR në TEG por kur ka arritur në shtëpi dhe i ka hapur, ka “shqyer sytë” nga habia. Ajo ka dërguar edhe një foto të njërës prej vezëve ku duket qartë cilësia jo e mirë e saj. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi në këto raste? Po AKU ku është?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit