Lindita Nikolla mirënjohëse Bullgarisë: Faleminderit që ia hoqët veton Maqedonisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2022, 20:55

Lindita Nikolla i ka shprehur publikisht mirënjohjen ndaj Bullgarisë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja ka falenderuar Parlamentin e Bullgarisë për çeljen e negociatave që do i bëjnë shtetit fqinj të Shqipërisë, por jo ne konkretisht.

“Mirënjohje Assmblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), z. Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropaist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë,”-shkruan ndër të tjera Nikolla.

Ndërkohë zyrtarët bullgarë kanë patur përplasje verbale me Edi Ramën për shkak të deklaratave të këtij të fundit, të cilësuara fyese nga qeveria bullgare.

Për Shqipërinë nuk është dhënë ende drita jeshile për hapjen e negociatave… dhe nuk dihet se kur diçka e tillë pritet të ndodhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit