Ronaldo zëvendëson Levandovskin? Reagon drejtori i Bayernit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.06.2022, 22:00

Lajmi se Ronaldo mund të jetë pasuesi i Levandovskit te Bayerni ka nisur të bëjë xhiron e mediave sportive në mbarë botën. Sulmuesi polak i Bayernit, po këmbëngul për një transferim te Barcelona dhe Bayerni duhet të formatojë sulmin.

Për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare kësaj hipoteze të mundshme ka menduar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidziç, i cili i ka thurur elozhe portugezit, por ka deklaruar se transferimi i tij në Gjermani nuk do të ndodhë.

Ai u shpreh:

Ronaldo është një lojtar i madh, një kampion me një karrierë të jashtëzakonshme. Dua të qartësoj se një afrim i tij i mundshëm te Bayerni nuk është i vërtetë, kjo gjë nuk do të ndodhë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit