“Trimi” nga Vlora tenton të kalojë bordurën por i ngec makina luksoze

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.06.2022, 22:30

Kohët e fundit policia ka filluar një aksion të gjerë për vendosjen e gjobave selektive. Kjo është parë sidomos në rastin e rrugës pranë kopshtit zoologjik në TIranë, ku befas dhe pa lajmërim u bë vetëm më një drejtim lëvizjeje, duke kapur mat kështu një numër të lartë shoferësh të cilët prej vitesh kalonin në atë rrugë në të dy krahët. Por duket se ndërkohë në Vlorë policia fle gjumë me sy hapur, sepse me sa duket “trimat” mund të kthejnë pa asnjë problem automjetet e tyre sipër bordurës për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes.

Por njërit prej tyre nuk i eci dhe aq mbarë, dhe siç do ta shihni në videon e mëposhtme, i ngeci makina sipër bordurës. U desh ndërhyrja e disa personave që shtynë mjetin luksoz për të kaluar në anën tjetër, pasi ndryshe do të kishte mbetur aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit