Qeveria kthen Shqipërinë në PARAJSË FISKALE për oligarkët/ “Deklaroni 2 MLN € pa provuar burimin”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2022, 22:54

Qeveria po përgatit projektligjin për “Amnistinë Fiskale” për të gjithë qytetarët shqiptarë, individë apo biznese. Të gjithë do të kenë mundësinë të legalizojnë pasuri me vlerë deri në 2 MLN € pa qenë e nevojshme të provojnë burimet se si i kanë siguruar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj me lejen e Ramës do falë personat që kanë bërë pasuri të pisët dhe do i lejojë ata t’i legalizojnë apo t’i fusin në vend duke e kthyer Shqipërinë në një shtet të denjë parajsash fiskale.

Sigurisht projektligji parashikon se individët nuk duhet të mbajnë apo të kenë mbajtur poste të larta publike, por kjo nuk do të jetë aspak problem për pushtetarët, oligarkët apo eksponentët e krimit pasi kanë një jetë që i kanë kamufluar duke i shpërndarë pasuritë e shumta në emër të të afërmve të tyre pa poste publike.

Gjithashtu do të mundësphet ehe legalizimi i pronave të patundshme në Kadastër, makina apo gurë të çmuar pa qenë e nevojshme të deklarohet si janë përfituar, ndërkohë që këto të fundit mund të jenë përfituar edhe nëpërmjet veprave penale.

Do të jenë vetë autoritetet që do autorizojnë këta persona me një vërtetim të posaçëm. Teksa garantohet privatësia e plotë për personat që do të bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit