Maturantët të skandalizuar nga provimi i Ekonomisë dhe Biologjisë: Komplet jashtë programit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 23:10

Maturantët zhvilluan sot provimin e fundit përsa i përket Maturës Shtetërore. Provimi i sotëm ishte me zgjedhje por shumë maturantë janë ankuar për tezën.

Më së shumti janë ankuar maturantët që kanë dhënë provim me zgjedhje Biologjinë dhe Ekonominë.

Ata thonë se provimi ishte shumë i vështirë dhe nuk i përmbahej programit.

Maturantja shkruan:

Provimi i lendes me zgjedhje ne mature ishte Skandal i vertete . Provimi i ekonomise ishte shume i veshtire , ishte matematike e gjall kur ne programin e matures thuhej se 80% do jet teori . Kurse testi i biologjise ishte masaker e vertete . Cdo gje jashte programit ,madje nxenesit e 10 po luteshin per nje 5 . Paraljmerojme proteste . E njejta histori me kta . Nje provim patjeter do e bejn t veshtir . SHTET I POSHTERRR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit