Tushemisht/ Gruaja lan rrulin e bojës tek monumenti i Teto Ollgës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.06.2022, 23:50

Tushemishti është një nga zonat më të vizituara nga turistët e huaj për shkak të historisë dhe veçantisë që mbart.

Në atë zonë është xhiruar edhe filmi "Zonja nga qyteti", që të gjithë e pëlqejnë. Poshtë shtëpisë, ku jetonte teto Ollga është bërë edhe një skulpturë për të, e cila qëndron mbi një gurë, poshtë të cilit qarkullon uji.

Mirëpo, banorët e zonës, nuk po tregohen të kujdesshëm për ta mbajtur mirë atë zonë. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, një grua lan rrulin e bojës në ujin që qarkullon poshtë skulpturës së teto Ollgës.

Videoja është bërë virale dhe po komentohet shumë si një veprim asapk i mirë për zonën dhe nuk promovon më së miri Tushemishtin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit