Gjoni kryebashkiaku i Pukës, NIKOQIR i madh/ Deri në 8 dritat ndezur, pas orës 8 kërcet krimi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.06.2022, 00:22

Duket se kryebashkiaku i Ramës në Pukë, Gjin Gjoni është bërë MEME për bëmat e tij në qytet.

Qytetarët kanë denoncuar për JOQ ALBANIA ndihmën që Gjoni i jep krimit të organizuar, bandave kriminale dhe hajdutëve duke i ndihmuar të realizojnë qëllimet e tyre.

Deri në orën 20:00 kur dielli ende s’ka perënduar në qytet, dritat e rrugëve qëndrojnë të ndezura për t’u fikur më pas për ta lënë vendin në terr total.

Duket se kryebashkiaku i jep një dorë hajdutëve të vjedhin pa u identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Kursimtar i madh do të quhej Gjoni nëse do ta justifikonte një rilindas i sojit të tij, po ashtu i cili në një tjetër këndvështrim po zbaton këshillat e liderit suprem që të mos shpërdorojë energji e qytetarët të theren mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit