Shqiptarët kontrollonin trafikun e drogës edhe në Slloveni/ Kapet grupi i Ergys Dashit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.06.2022, 00:20

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia sllovene shkatërroi dy banda kriminale të organizuara ndërkombëtarisht, të përfshira në kontrabandën dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Policia arrestoi njëmbëdhjetë të dyshuar dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60,000 euro para të thata, tha Departamenti i Policisë.

Ekipi mblodhi prova se një rrjet droge i drejtuar nga një shtetas shqiptar, Ergys Dashi, po kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Kreu i grupit u vra në një restorant në Amerikën e Jugut në fillim të vitit 2022.

Në Slloveni, kreu i grupit u ndihmua nga një tjetër shqiptar që ndodhej në burg dhe partnerja e tij. Ajo ishte përgjegjëse për mbështetjen logjistike dhe prokurimin e automjeteve me targa sllovene.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit