Një ngjarje tragjike është regjistruar në Çikago, SHBA.
Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.
Foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.
Sipas mediave të huaja autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër.
Veç viktimës ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.
Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.
Për ngjarjen nuk është arrestuar asnjë, ndërsa po kërkohet për autorin.