Pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku, këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dhe futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique 35 vjeç nuk janë më bashkë.
Mediat e huaja shkruajnë se Pique e ka tradhtuar Shakirên me një kamariere 22- vjeçare.
Nëse ju keni dëgjuar të paktën njëherë tekstin e këngës së Shakira-s, “Me Enamore”, atëherë dini diçka për romancën e saj me futbollistin spanjoll, Gerard Pique, por kjo romancë u shkatërrua këtë vit pasi lojtari i Barcelonës e tradhtoi këngëtaren e shumë hiteve.
E pas tradhtisë, Gerard Pique duket se është i padëshiruar në Kolumbi, vendi i origjinës së ish-partneres së tij.
Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së famshme.
Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.