Policia e Vlorës del në Facebook për foto me biçikleta por detaji i efektives bjonde i hedh poshtë gjithë propagandën   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.07.2022, 19:54

Ditën e sotme Policia e Shtetit bëri një postim në rrjetin social Facebook në lidhje me angazhimin sipas saj maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës së sezonit veror. Sipas postimit, ne Vlorë janë shtuar shërbimet e policsë me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe mbajtjen nën kontroll të kriminalitetit. Për këtë policët ishin pajisur edhe me biçikleta.

Por duke parë fotot bie në sy një detaj mjaft interesant i një efektiveje bjonde. Ky detaj në fakt hedh poshtë të gjithë propagandën e postimit. Nëse vini re, goma e parë e biçikletës së saj është e shfryrë. Nuk dihet në fakt se si do të ruhet e do të garantohet populli në këto kushte. Për këtë ka shkruar edhe një qytetar i cili ka kontaktuar redaksinë e Joq Albania me mesazhin e mëposhtëm:

Pershendetje Joq, doja te ndaja nje foto me ju ku policia ne Vlore del ne facebook vetem per te bere foto, por bicikletat jane me goma te shfryra... I bej thirrje asaj shefes bjonde fry gomën, merja pompen komandantit🤣.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit