I bilbilosën Edi Ramës lavde sa i talli një Shqipëri e tërë/ Grupi polifonik me rroga në shtet nga 1 MLN Lekë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.07.2022, 15:44

Shpërtheu gallata në rrjet pak ditë më parë kur grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” i kushtoi Edi Ramës këngë në hapjen e tunelit të Skërficës. Teksi i mbushur me elozhe me një lëpirje të frikshme qeverisë, Ballukut, Gjiknurit e sidomos liderit suprem nxiti polemika të pashmangshme në rrjet.

Ironike apo jo? Lavde e këngë një qeverie e cila e shet detyrën sikur ia ka borxh popullit, kur në fakt rruga është bërë me paratë e qytetarëve, që janë hedhur në shifra të frikshme në xhepin e oligarkut Rrok Gjoka.

Shumica akuzuan popullin se e meriton këtë qeverisje, por kur të mësoni arsyen e “bilbilosjes” së bilbilave të grupit polifonik mbase nuk do i vini edhe aq shumë faj… ose në të kundërt, do i komentoni edhe më shumë.

Ky grup polifonik paguhet për dreka e darka qeveritare me paratë e bashkisë Sarandë, të cilat ua jep kryebashkiaku Adrian Gurma në bashkëpunim me biznesmenët. Në këtë rast një cikërrimë të miliardave që i ka dhënë Rama për rrugën Kaqrdhiq-Delvinë, Gjoka ka qërasur bilbilat.

Bilbilat e “Zëri i Bilbilave”:

Kryetari Sinan Ahmeti

-Shef Sigurie në Portin e Sarandës, rroga: 1 Mln Lekë.

-Këshilltar bashkiak për PSD e Tomë Doshit

Agron Xhuvani

-Specialist në Policinë e Sarandës, rroga: 700 Mijë

Lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit