Pushuesit vendas rrëfejnë tmerrin në Radhimë: Pati shumë krisma, nuk rrimë më këtu!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.07.2022, 15:52

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak momente më parë në një beach bar "Bora Bora" në zonën e Radhimës. Në konflikt u përfshinë dy vëllezërit Benjamin dhe Eduard Kondi, për një nga lokalet e plazhit. Eduard Kondi 36 vjeç pas një debati me të vëllanë, ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë drejt vëllait 45-vjeçar. Fatmirësisht, nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të plagosur, teksa pushuesit shqiptarë flasin të tronditur nga të shtënat me armë zjarri në Radhimë.

Pushuesi shqiptar: Kishte shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Njerëzit u larguan me vrap. Unë kisha çupën me gjithë djalë dhe ikën me vrap, ndërsa të tjerë u fshehën këtu. Kishte shumë njerëz në plazh.

Pushuesja shqiptare: Isha këtu me burrin, me çupën dhe me nipin. I thashë çupës merr djalin dhe ik, dhe pastaj ata ikën. U shqetësuam. Dëgjuam shumë krisma. Policia erdhi shpejt, edhe ambulanca. Jemi të frikësuar, nuk mund të rri më këtu, do i them burrit hajde të ikim në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit