Adnan Januzaj një hap larg transferimit në Serinë A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.07.2022, 17:01

Adnan Januzajt mbylli sezonin e tij të fundit me Real Sociadadin dhe aktualisht është një futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën spanjolle.

Në drejtim të tij ka disa oferta dhe pista më e mundshme duket Italia. Gjatë orëve të fundit në ndjekje të futbollistit duket se është vënë Napoli.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis ka kontaktuar agjentin e mesfushorit 27-vjeçar për t’u informuar mbi mundësitë e këtij transferimi.

Nga ana tjetër, belgu ka shprehur disponibilitetin e tij për këtë transferim.

Roma e Murinhos gjithashtu kishte treguar interesim për lojtarin pak kohë më parë dhe nuk përjashtohet një garë mes italianeve në merkato për të arritur transferimin e Januzajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit