Si po gënjen ish-kunata e Ramës për krevatin dysh në zyrat e QSUT!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.07.2022, 17:41

Një procedurë e fundit tenderuese e QSUT e cila u denoncua ekskluzivisht nga JOQ Albania dhe më pas u përhap edhe në mediat e tjera zbulonte një skandal të titullares Albana Fico me paratë e popullit shqiptar.

Procedura kishte si objekt blerjen e orendive dhe sendeve dhe mobilimin e zyrave të QSUT, të dhëna kompanisë RO-AL të biznesmenit Robert Kaso, arreduesit të brendshëm personal të drejtorëve të qeverisë për mbi 750 MLN LEKË pa TVSH.

Tenderi me Fond Limit mbi 1.2 Miliard Lekë përfshinte në Specifikimet Teknike edhe krevat dopio.

REAGIMI I ALBANA FICOS MBI TENDERIN SKANDALOZ

“Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para.

Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.

QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve”.

Në reagim Spitali thotë se tenderi po bëhet për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme të QSUT, pra tenderi po bëhet brenda QSUT për zyrat e drejtorëve të QSUT.

Reagimi thotë po ashtu se është në fazën e mobilimit me pajisje mjekësore, ku në tender nuk përmendej asnjë pajisje mjekësore për më tepër që nuk mund të ofrohet nga një mobilieri.

E treta, shtrati doip me të gjitha karakteristikat e kërkuara nga Fico i përmendur në Specifikimet Teknike të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara nuk ishte shtrat spitali! Kjo për faktin se shtetërit mjekësore emërtohen si “shtrat spitalor” dhe për më tepër se shtretërit e pacientëve janë tekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit