E trishtë në Shkodër, 48-vjeçari humb jetën duke prerë dru

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.07.2022, 17:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në fshatin Golem, një 48-vjeçar me iniciale F.Ç duke prerë dru, ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit