Raqka ble 25 MLN Lekë kripë për të shkrirë borën në Korçë në mes të Gushtit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.08.2022, 13:13

Korçarët po lebetiten vape në Korçë teksa kryetari i bashkisë Sotiraq Filo ka vendosur të blejë 300 ton kripë me taksat e tyre për të shkrirë borën…

Jemi në fillim gushti dhe temperaturat shënojnë mbi 30 gradë celsius. Është akoma e paqartë se për çfarë do e përdorë kripën Raqka në mes të vapës por një gjë është e sigurt: vetëm për të shkrirë borën jo.

Mbase për të bërë gati pastermanë për dimër… por jo për ngricat në mes të gushtit.

Kontrata ka një kohëzgjatje prej 20 ditësh kalendarike që nga lidhja e saj. Që do të thotë se Përparim Agimi, biznesmeni që do i sigurojë Raqkës sasinë e kripës brenda 20 ditëve në fillim gushti do të përfitojë mbi 25 MLN LEKË me TVSH.

Ironik është fakti se Filo ka blerë borë në mes të verës, ndërsa gjatë dimrit kur këto tendera kanë nevojë vërtet për ekzekutim, mungojnë, duke bërë që makinat të ngecin në borë duke u detyruar të përdorin zinxhirë si pasojë e rrugëve të pa pastruara.

Zakonisht pushteti lokal në Shqipëri e tenderon blerjen e kripës për bashkitë përkatëse për shkrirjen e borës nga muaji nëntor në atë mars dhe me çmim më të ulët se 25 MLN Lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit