Policia i arrestoi të dashurin para syve, përfundon në spital brunia kaçurrele në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.08.2022, 21:58

Arrestimi i një të riu mbrëmjen e sotme në Lungomaren e Vlorës është shoqëruar me tensione dhe trazira. Ka qenë e dashura e të riut, një brune me kaçurrela ajo që është përplasur me policinë duke mos lejuar arrestimin e tij.

Vajza e re ka goditur edhe njërin prej policëve që ndodheshin në vendngjarje pasi nuk donte që t’i arrestonin të dashurin. Pavarësisht tentativave të saj për të ndaluar policët, i riu është arrestuar.

Në media raportohet se fill pas shoqërimit të djalit në polici, vajzës i ka rënë të fikët. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës por nuk dihet gjendja e saj.

Ndërkohë vlen të thuhet se ende nuk dihet as motivi i arrestimit të të riut që brunia me kaçurrela po e kundërshtonte me forcë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit