Qeni i jep leksion të gjithëve në Tiranë/ Njerëzit futen me semafor të kuq, ai pret të hapet jeshilja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.08.2022, 22:19

Shpesh herë shoqëria fajëson shoferët për shkeljen e rregullave të qarkullimit, por një pjesë e mirë e shkeljeve bëhen edhe nga vetë këmbësorët. Një ilustrim mjaft i mirë na vjen nga kjo video e dërguar në redaksinë tonë nga Tirana.

Një qytetar ka filmuar se si një qen pret me durim te vizat e bardha ndërkohë që semafori është i kuq. Por befas aty duket një këmbësore e cila kalon me të kuqe pa problem fare, duke përbërë rrezik jo vetëm për vete por edhe për shoferët të cilët nga ana e tyreë e kanë semaforin me ngjyrë jeshile.

Qeni megjithatë nuk dëshpërohet dhe vazhdon të presë derisa të kalojnë makinat dhe të hapet drita jeshile.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit