Suvaja rrezikon jetën e banorëve te rezidenca “Alba”, Artan Dulaku fshin gjurmët menjëherë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.08.2022, 23:10

Pallate të reja ndërtohen çdo ditë në Tiranë por cilësia e tyre lë shumë për të dëshiruar. Nga mania për të ndërtuar sa më shumë e më shpejtë, mungesa e cilësisë vihet re kudo.

Në rezidencën “Alba” te 21 Dhjetori në Tiranë, suvaja e pallatit ka rënë e gjitha në tokë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Njëri prej tyre i cili ka denoncuar këtë rast në redaksinë tonë shprehet se Artan Dulaku i cili ka në pronësi këto pallate është “kujdesur” të marrë masa menjëherë.

Sipas tij vendi ku ka rënë suvaja është pastruar nga Dulaku duke fshirë në këtë mënyrë edhe gjurmët e asaj që ndodhi. Më tej qytetari shkruan se autoritetet shtetërore dhe bashkiake shkojnë bëjnë thjesht foto dhe largohen pa hetuar farë atë që ka ndodhur.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Shiko ca behet ketej nga Rezidenca Alba ne pronesi te artan dulakut! Por shyqyr zotit qe nuk kishte njeri ne vendin ku ra. Gjithsesi tan dulaku mori masat menjehere e pastroi vendin qe te fshinte gjurmet. Bejeni publike kete rast se autoritetet bashkiake apo shteterore thjesht vijn bejn foto dhe ikin. Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit