Plehrat pushtojnë Shkodrën, kazanët e tejmbushur në çdo cep të qytetit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.08.2022, 23:42

Shkodra është një ndër qytetet më problematike për plehrat pasi çdo cep është pushtuar prej tyre. Denoncimet e qytetarëve për këtë problematikë janë të shumta por reagimi i pushetit vendor mungon.

Në disa pamje të mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni pjesë të ndryshme të qytetit janë mbushur plot me plehra. Vlen të thuhet se këto pamje vijnë në mes të gushtit, kur Shkodra vizitohet nga turistë të shumtë.

Shpresojmë që Bashkisë Shkodër t’i hapen sytë para këtyre pamjeve aspak të këndshme dhe të reaojnë sa më parë. Pasi në fund të fundit, shkodranët i paguajnë taksat e pastrimit por plehrat iu mbeten akoma rrugëve të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit