Rritja e çmimeve/ Në Tiranë një “Molto” shkon 900 lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.09.2022, 21:54

Kohët e fundit shqiptarët po përballen çdo ditë me një rritje galopante të të gjitha çmimeve. Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve të karburanteve, një rritje të pandalshme kanë edhe çmimet e ushqimeve bazë.

Por përtej tyre, duket se edhe një produkt tepër i dashur për shqiptarët, ka pësuar rritje të konsiderueshme. E kemi fjalën për kroasantët e paketuar, të cilët shpesh në gjuhën popullore njihen edhe si “Molto” (pavarësisht markës që mund të kenë).

Nëse vetëm pak ditë më parë çmimi i një cope kushtonte 600 lekë të vjetra, mbrëmjen e sotme një qytetar ka dërguar një foto ku tregohet se çmimi i këtij produkti ka shkuar tashmë në 900 lekë të vjetra. Në terma ekonomikë, çmimi ka pësuar një rritje prej 50%, e cila në terma të përqindjes klasifikohet si një rritje tepër e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit