Bashkia Mallakastër shpall fitues Salillarin, i jep 1.3 miliardë ndonëse 4 firma ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.09.2022, 21:13

Çudira nga më të ndryshmet vazhdojnë të na shoqërojnë disa herë në ditë në Shqipëri. E natyrisht në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte as Bashkia Mallakastër. Kjo e fundit duket se e ka lëshuar dorën fare dhe nuk ka pyetur as për garë e as për konkurrencë, por i ka futur në xhep Salillarit plot 1.3 miliardë lekë nga taksat e mallakastriotëve.

Në vend që me ato para të ndihmoheshin hallexhinjtë nëpërmjet projekteve apo programeve të ndryshme sociale, Bashkia Mallakastër ka vendosur se paratë qëndrojnë më mirë e më ngrohtë në xhepat e Salillarit.

Por për çfarë bëhet fjalë? Kjo bashki ka realizuar një tender me numër reference REF-35560-07-06-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion i rrugëve në fshatrat Dukas, Visokë, Greshicë, Mollaj”. Fondi limit i kësaj procedure është 116,565,167 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke studiuar dokumentacionin përkatës të tenderit, vihet re se kanë marrë pjesë 10 kompani. Fitues është shpallur Salillari me ofertë 107,668,350 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardË lekë të vjetra me TVSH. Por vihet re se plot 4 kompani të tjera ka dhënë oferta shumë më të ulëta sesa fituesi, e megjithatë për habi janë skualifikuar.

Madje diferenca më e thellë mes Salillarit dhe firmës me ofertën më të ulët shkon në rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht një shifër e tillë nuk është një fjalë goje dhe autoritetet duhet të hetojnë këtë procedurë, pasi ka dyshime se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar. Ju si mendoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit