Edi Rama do hedhë 6.7 MILIARD LEKË të popullit për të spiunuar shqiptarët me satelitë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.09.2022, 12:35

Nga taksat e popullit shqiptar do të hidhen mbi 6.7 MILIARD LEKË pa TVSH që kryeministri Edi Rama të çojë në hapësirë dy satelitët e përmendur në fillim të këtij viti “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Fituese e tenderit të majmë është shpallur kompania amerikane “Satellogic USA”, e cila do të bëjë të mundur projektin për monitorimin e vendit tonë nga satelitët.

Tenderi i parë pa asnjë ofertë ekonomike u anulua në qershor për të rishpallur tashmë kompaninë që do të bëjë realitet çmendurinë e Ramës për të vjedhur para publike.

Peocedura e Prokurimir Publik me objekt: “Realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor)” do të realizohet për një periudhë 3-vjeçare dhe tenderi është hapur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Niko Peleshit.

Projekti i pakonceptueshëm u hodh si ide pasi sipas qeverisë satelitët do të monitorojnë dhe luftojnë krimin e organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit