Qeni shkodran i lë të gjithë pa mend, lëviz trupin nën tingujt e muzikës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.09.2022, 19:56

“Me ken shkodran, t’ana i ban”, është një shprehje e famshme e qytetit të Shkodrës.

Por si duket kjo nuk vlen vetëm për banorët njerëzorë të këtij qyteti, por edhe për banorët me katër këmbë.

Kështu një video tepër e bukur ka mbërritur në redaksinë tonë. Një qen është filmuar mbrëmjen e djeshme në një nga rrugicat e lagjes së vjetër të Gjuhadolit, i cili po lëvizte trupin nën ritmin e muzikës.

Video është natyrisht tepër e veçantë dhe nuk mund ta humbni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit