Dyfytyrëshi, tashmë i konfirmuar, nga situata e djeshme, Erion Veliaj, vazhdon që të shpërdorojë paratë e shqiptarëve në tendera abuzivë, që kur shikon shifrat të zë koka dhe kupton se pse ky vend është kaq i varfër. Veliaj është kryebashkiaku, që të puth ditën dhe të rreh natën. Shembullin më të mirë e dha së fundmi, kur para kamerave u pa i përqafuar me një nënë nga Zall-Heri dhe ditën tjetër i çoi policinë Bashkiake që ta ngrinin nga trotuari dhe t’i sekuestronin tufat me spinaq.
Pamjet u bënë virale dhe dyfytyrësia e Erion Veliajt u konfirmua edhe njëherë në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Por mesa duket, Lal Zdromsin nuk e pengon asgjë nga misioni i tij për të varfëruar shqiptarët. Ai vazhdon që të japë paratë e qytetarëve të Tiranës pa iu dridhur dora.
Këtë herë e kemi fjalën për tenderin që përmban këtë numër reference REF-30211-05-20-2022 dhe si objekt ka “Blerje materiale pastrimi” dhe Institucioni prokurues është “Drejtoria e Pergjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tirane” e drejtuar nga Zhaneta Beqiri, që është në varësi të drejtpërdrejtë nga Bashkia Tiranë.
Kompania “I&V” me administratore Viola Tërkuqi, ka marrë nga Bashkia Tiranë më shumë se 130 MLN LEKË të vjetra dhe të gjitha këto janë marrë për letra higjenike, sapun, sfungjer dhe mjete të jera të pastritmit.
Ajo që vihet re nga dokumentat e tenderit është se 3 kompani kanë ofruar më pak se kompania fituese, por janë skualifikuar dhe sipas po të njëjtave dokumente, ato kanë pasur mangësi.