“Gjumashët” e SPAK në vend të hetojnë tënderat abuzues, bëjnë lekun “letër” për vete në tenderin e dyshimtë për “InfoSoft Office”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.09.2022, 18:42

U bë tashmë një kohë tepër e gjatë që Joq Albania publikon disa tendera të dyshimtë çdo ditë. Imagjinoni pak se sa i lartë është numri i abuzimeve që ndodhin me to. Por nga ana tjetër institucionet shtetërore që duhet t’i hetojnë këto procedura të parregullta, realizojnë edhe vetë të tilla.

Njëri prej tyre është vetë SPAK, i cili rezulton se organizon vetë tendera të dyshimtë. Ndoshta ky fakt shpjegon edhe arsyen se përse për shumë tendera të dyshimtë nuk janë marrë fare masa. Merret me mend se kur i bën vetë tenderat të dyshimtë, nuk mund të presësh të hetosh të tjerët.

Por çfarë ka ndodhur? Rezulton se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shkurt SPAK, ka organizuar tenderin që mban numrin e referencës REF-39360-08-19-2022 dhe ka si objekt “Blerje letër”. Kjo procedurë ka si fond limit shifrën prej 8,768,670 lekë të reja pa TVSH ose rreth 105 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nga studimi i dokumentacionit të këtij tenderi vihet re se kanë marrë pjesë 4 kompani. Por për habi rezulton se njëra prej kompanive pjesëmarrëse ka ofruar zero lekë. Kjo është një skemë tipikisht e përdorur në tenderat abuzues ku ka dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar para fillimit të procedurës së garës.

Logjikisht në çdo garë nuk ka kuptim të marrësh pjesë dhe të ofrosh zero lekë, pasi fare mirë mund të mos marrësh pjesë fare. Por duket se në këtë tender ka qenë i nevojshmë që të kishte pjesëmarrës “sa për numër”. Ndërkohë fitues është shpallur “InfoSoft Office” në pronësi të Gëzim Dobi dhe Frederik Prodani. Kjo kompani është shpallur fituese për vlerën 5, 951,910 lekë të reja pa TVSH ose rreth 71 milionë lekë të vjetra me TVSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit