Ndërkohë që punonjësit e saj vjedhin pensionet e të moshuarëve, Posta Shqiptare harxhon 150 milionë për blerje bojërash

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.09.2022, 19:06

Çudirat vazhdojnë si çdo ditë dhe duket se as që kanë ndër mend të ndalen në Shqipëri. Domosdo kështu ndodh kur institucionet nuk bëjnë detyrën dhe as që marrin mundimin të marrin masa për shkeljet e dyshuara.

Rradhën tashmë e ka Posta Shqiptare, një institucion që për turp është shndërruar në vjedhës të pensioneve të të moshuarëve, sipas rasteve të shumta të denoncuara në media të punonjësve të këtij institucioni.

Por në vend që Posta Shqiptare të marrë masa për të zgjidhur një herë e mirë këto problematika, ajo vazhdon të abuzojë për vete me paratë e shtetit. Kështu rezulton se ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-37678-08-02-2022 dhe me objekt “Blerje bojra teknologjike dhe lëndë pastrimi teknologjike për Hibrid Mail”.

Fondi limit i kësaj procedure është 12,701,900 lekë të reja pa TVSH ose rreth 152 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por nëse studiojmë dokumentacionin përkatës, shikohet se kemi të bëjmë me një tender pa konkurrencë pasi rezulton se ka marrë pjesë vetëm një pjesëmarrës.

Bëhet fjalë për kompaninë SINTEZA CO në pronësi të Shkëlqim Dino. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 12,580,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se përveç mungesës së konkurrencës, firma fituese ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë me fondin limit, përkatësisht sa 99% e tij. Ky fakt i rrit së tepërmi dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit