U shkarkua nga Chelsea, Tuchel mund të drejtojë kampionët e Europës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 15.09.2022, 16:39

Pas shkarkimit nga stoli i Chelseat rreth një javë më parë, tekniku gjerman, Tomas Tuhel është pushim dhe po kërkon një aventurë të re për të vijuar karrierën e tij.

Ai është shkarkuar pas humbjes në Zagreb dhe momentalisht po shijon disa ditë pushime, por gjithmonë me fokusin te e ardhmja.

Mediat britanike dhe spanjolle raportojnë sot se ai mund të jetë pasuesi i Karlo Ançelotit te Reali i Madridit, nëse italiani largohet në fund të sezonit nga drejtimi i kampionëve të Spanjës.

Karlo ka fituar gjithçka me Real Madridin, madje dhe këtë vit ka bërë nisje perfekte, ndaj kërkon që ta mbyllë me nder aventurën e tij të dytë në Madrid, kur i skadon edhe kontrata në fundin e sezonit.

Tomas Tuchel përmendet si emri i parë për pasuesin e italianit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit