Makthi vazhdon për Reus, dëmtohet sërish dy muaj para Botërorit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.09.2022, 09:05

Marco Reus njihet si një nga futbollistët më të pafat për kompeticionet madhështore si Botërori apo Europiani. Gjithmonë para nisjes së këtyre kompeticioneve ai dëmtohet dhe nuk mund të marrë pjesë.

Pasi humbi Botërorin 2014 dhe Europianin 2016 për shkak dëmtimi, futbollisti i Borusia Dortmund rrezikon të humbasë edhe Katar 2022.

Ai u dëmtua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Shalkes. Reus ndrydhi kaviljen dhe u largua mes lotësh në barelë pas minutës së 30 të sfidës.

Një situatë e cila shqetëson klubin por sidomos tifozët e Gjermanisë, të cilët prisnin një paraqitje të shkëlqyer nga ai në Katar, pasi po kalonte një formë shumë të mirë në këto momente.

Trajneri Terzicc konfirmoi pas sfidës se Reus kishte dëmtuar ligamentet në kavilje, por saktësoi se shpresohej që ai të riaftësohej shumë shpejt, ndoshta para Botërorit. Megjithatë, gjërat do të mësohen më mirë pas ekzaminimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit