Kënduan 3 minuta këngë servile për Ramën dhe Ballukun, Bashkia Sarandë i shpërblen me 23 milionë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2022, 19:40

Me sa duket të jesh servil i shefave të sjell përfitime. Ky është një ndër postulatet kryesore që për fat të keq shihet kudo në Shqipëri. Themi në Shqipëri pasi natyrisht në Bashkimin Europian vlerësohet performanca dhe jo se sa mirë i lëpihesh shefit.

E meqë jemi në Shqipëri, rasti e do që në rastin konkret t’i lëpihesh Ramës, Ballukut dhe disa ministrave të tjerë. Bëhet fjalë për inaugurimin e tunelit të Skarficës pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në fillim të korrikut të këtij viti.

Nëse ju kujtohet në momentin kur vjen Rama, Balluku dhe ministrat e tjerë, priten me këngë polifonike nga një grup popullor. Nga videot e asaj date shikohet se kënga nuk zgjati më shumë se 3 minuta e pak sekonda.

Teksti i këngës ishte me fjalë servile ndaj Ramës dhe qeverisë, e njëjta skenë siç ndodhte dikur edhe me Enver Hoxhën. Por nëse të gjithë menduan se këta këngëtarë e kënduan atë këngë servile vetëm për sahan-lëpirje, faktet flasin se e vërteta nuk qëndron tamam ashtu.

Në fakt rezulton se këngëtarët në fjalë janë shpërblyer nga shteti me plot 23 milionë lekë të vjetra. Këtë e vërtetojnë dokumentat e thesarit të shtetit ku rezulton se grupi në fjalë, i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë.

Zëri i shpenzimit është kategorizuar si “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”. Pagesa është kryer në dy këste, në datë 29 korrik 2022 për vlerën 1 milionë e 272 mijë lekë të vjetra dhe në datën 1 shtator 2022 në vlerën 22 milionë e 50 mijë lekë të vjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit