“Babai donte ta shiste”, 12-vjeçari braktis qenin në kuti dhe shkruan një letër: Shpresoj ta ndihmoni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2022, 22:04

Një djalë 12-vjeçar në Meksikë ka vendosur të dhurojë qenushin e tij të vogël pasi babai i tij e keqtrajtonte dhe donte ta shiste.

12-vjeçari e paketoi qenin në një kuti të vogël bashkë me lodrën e tij të preferuar dhe shkroi një letër ku shpjegonte vendimin e tij.

Stafi në strehën e kafshëve Xollin në Meksikë gjeti një shënim nga djali i quajtur Andrés që shpjegonte se ai kishte hequr dorë nga qeni i tij sepse babai i tij po e keqtrajtonte.

Në letrën e tij Andres shkruante se qenushi i tij do të ishte më mirë me dikë tjetër pasi vetë nuk mund ta ruante.

Unë quhem Andrés dhe jam 12 vjeç. Nëna ime dhe unë vendosëm ta lëmë qenin tek ju(streha e kafshëve). E gjithë kjo është për shkak të babait tim, sepse ai po mendonte ta shiste. Ai gjithmonë e ka rrahur dhe shkelmuar qenin. Një herë ai e goditi aq fort sa bishti i tij i vogël u plagos. Shpresoj se mund ta ndihmoni dhe të kujdeseni për të. Këtu është një lodër prej pelushi që të mos më harrojë.

Qendra e shpëtimit Xollin e gjeti qenin e quajtur Rene në kuti dhe tani shpreson t'i gjejë një shtëpi të re për të jetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit